Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama po ndëshkon Shqipërinë, nuk ka plotësuar asnjë kusht për integrim në BE



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama po dëmton Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se vendi nuk ka plotësuar asnjë kusht për anëtarësim dhe akuzoi Ramën se po tenton të kthejë procesin e integrimit në kushtet e vitit 1992.

“Rama po shkon drejt fundit të merituar. Qëndrimi i tij është i pa pajtueshëm me shtetin ligjor dhe standardet europiane, duke rrezikuar integrimin dhe duke kthyer vendin në situatën e 1992. Ai po mbron veten e tij dhe po ndëshkon Shqipërinë,” tha Berisha.

Ai kujtoi gjithashtu se pezullime të ministrave janë kryer më herët nga prokurorë specialë në raste të ndryshme, duke theksuar se Rama po përdor situatën për të mbrojtur interesa personale.

Berisha garantoi se PD ka objektivin kryesor integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme, larg mashtrimeve dhe lobimeve të pavërteta, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme drejt suksesit për vendin.