
Presidenti amerikan Trump iu rikthye ccështjes së zgjedhjeve presidenciale 2020. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se zgjedhjet u manipuluan dhe kjo gjë duhet riparuar sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ai njoftoi tre masa që pritet të merren në vijim në mënyrë që kjo të mos ndodhë në të ardhmen.
“Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara janë manipuluar, janë vjedhur dhe janë kthyer në objekt talljeje në mbarë botën. Nëse nuk i ndreqim urgjentisht, rrezikojmë të mos kemi më një shtet funksional. Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjithë republikanëve të luftojnë pa kompromis për këto masa thelbësore:
AKTI PËR SHPËTIMIN E AMERIKËS (SAVE AMERICA ACT)!
Çdo votues duhet të jetë i detyruar të paraqesë një dokument zyrtar identifikimi për të votuar.
Çdo person që dëshiron të regjistrohet për të votuar duhet të provojë qartë shtetësinë e Shteteve të Bashkuara.
Votimi përmes postës duhet të ndalohet, përveç rasteve të veçanta dhe të justifikuara, si sëmundja, paaftësia fizike, shërbimi ushtarak ose udhëtimi i domosdoshëm.” – shkruan Trump.
