Vendosni fjalën kyçe....

Dhunimi i avokatit Cakrani në Vlorë, Meta: Jetojmë në regjim, dy banditët të dalin para drejtësisë menjëherë


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka dënuar dhunimin e avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë.

Ai bën thirrje që autorët të dalin para drejtësisë, ndërsa shton se shqiptarët jetojnë nën një regjim.

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!” – shkruan Meta.

Avokati i Metës Cakrani në dëshminë e tij tha se u dhunua nga dy të rinj të cilët nuk i njihte, pasi e kishin provokuar. Ai është shtruar në spital pas dëmtimeve të marra.