
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi online me qytetarët, është pyetur lidhur me arsyen pse protestat e PD nuk janë më të dhunshme.
Berisha u shpreh se partia nuk synon të vijë në pushtet përmes dhunës, por përmes procesit demokratik dhe votës së shqiptarëve.
“Rama nuk meriton lule kurrë, meriton e do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend për krimet që ka kryer. Po i qendrojmë parimit të kryengritjes paqësore, sepse nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jemi Partia Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votat e shqiptarëve. Është rrugë më e vështirë, por na bën fitimtarë”, tha ai.