
Kompania shtetërore e Turqisë TPAO Petroleum dhe gjiganti amerikan Chevron Corp. nënshkruan një marrëveshje të enjten për të eksploruar dhe prodhuar bashkërisht naftë dhe gaz.
Ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, tha se TPAO shpreson të arrijë nivele prodhimi prej 1 milion fuçi nafte në ditë brenda disa viteve.
“Këtë muaj kemi arritur marrëveshje me dy kompani ndërkombëtare. Ne do nënshkruajmë projekte specifike me to.” – tha ai.
TPAO ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me njësinë Esso të Exxon Mobil Corp për eksplorim në Detin e Zi dhe në Mesdhe.
Turqia po kërkon të ulë varësinë e saj nga nafta dhe gazi rus, shkruan Ekathimerini.