Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Kushtetuesja pezulloi Belinda Ballukun, radhën e ka Edi Rama (Video)


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.

Në një videomesazh, deputeti thekson se radhën e ka kryeministri Rama, i cili është koka e korrupsionit në vend.

“Më në fund Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin përfundimtar të Belinda Ballukut. Nga sot, Belinda Balluku nuk shkon dot më në zyrë nuk firmos dot më, nuk vjedh dot më qytetarët shqiptarë. Mund të themi që ky është fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri? Jo, tani e ka radhën Edi Rama, sepse çdo njeri në Shqipëri e di që në krye të korrupsionit është Edi Rama dhe vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të kryeministrit Edi Rama, mund të themi që ka ardhur fundi I pandëshkueshmërisë edhe në Shqipëri.” – tha Shehaj në videomesazhin e tij.