Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria ka dështuar, drejtësia të luftojë korupsionin e krimin e organizuar” – Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin amerikan


Disa deputetë të opozitës kanë takuar sot në Uashington kongresmenin Clay Higgins.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi, shkruan se me Higgins u diskutua dështimi i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Demokrati theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për zbatimin e ligjit federal. Me kongresmenin Higgins kishim mundësi të diskutonim sesi Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të dhe duke e forcuar vit pas viti. Sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.” – shkruan Bardhi.