
Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama i ka dhënë urdhër Gjykatës Kushtetuese që të votojë pro zv.kryeministres Ballku.
Kryedemokrati theksoi se vendimi pro Ballukut mund të shkëpusë çdo urë lidhëse për sa I p[ërket integrimit në BE.
“Organizata kriminale e Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë pro Ballukut. Organizata kriminale voton kundër interesave jetike të shqiptarëve, voton që një grup hajdutësh që ka vjedhur miliarda të vijë të vjedhë miliarda të tjerë. Ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhëse mund të zerojë të gjithë përpjekjet 35 vjeçare për t’u integruar në BE. Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo mund të na detyrojë të zhbëhet procesi i integrimit”, tha ai.
