Vendosni fjalën kyçe....

Tre të plagosur në aksident në Gjirokastër–Tepelenë, ndërhyjnë zjarrfikësit



Tre persona mbeten të plagosur në një aksident të regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Përplasja ka ndodhur rreth orës 09:15 dhe përfshiu një automjet tip BMW dhe një automjet tip Renault Clio.

Forcat e shërbimit zjarrfikës ndërhynë në vendngjarje për të nxjerrë drejtuesin e Renault Clio-s, shtetasin Klevant Vasi, i cili u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.