
Stuhia Leonardo ka goditur jugun e Spanjës, duke shkaktuar përmbytje të rënda në disa zona dhe duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente, përcjell Euronews.
Më e prekur është qyteti i Grazalemës, në provincën e Cádiz-it, ku deri më tani kanë rënë mbi 470 litra shi për metër katror, sasi që kanë tejkaluar kapacitetet e kanaleve nëntokësore dhe kanë bërë që uji i lumenjve të dalë në rrugë.
Rreth 60 banorë nga lagjet në zonat e ulëta janë evakuuar, ndërsa kryebashkiaku ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe për banesat në zonat më të larta gjatë 5 shkurtit.
Rajoni vazhdon të mbetet nën alarm të kuq, me parashikime për reshje shtesë deri në 150 litra për metër katror dhe erëra që arrijnë shpejtësinë 80 km/h.
Si pasojë e kushteve të motit, mësimi është pezulluar, udhëtimet janë dekurajuar dhe shërbimet emergjente kanë regjistruar qindra ndërhyrje në të gjithë vendin, përfshirë mbyllje rrugësh dhe rreziqe nga furnizimi me energji elektrike.
Pas javësh me stuhi të njëpasnjëshme, toka e ngopur me ujë ka rritur shqetësimet për rrëshqitje dheu dhe përmbytje të tjera të menjëhershme.