Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund ta pranoj një proces farsë, Rama i plaçkiti zgjedhjet e 11 majit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha përsëriti mbrëmjen e sotme se nuk mund ta pranojë një proces farsë votimi si ai i 11 majit.

Gjatë një takimi në Degën 7, në turin e bashkëbisedimeve që ka nisur, kryedemokrati tha se kryeministri Rama i bleu dhe plaçkiti votat dhe me i përdor ato si mburoja të krimit.

“Në këto vite të opozitës tonë të vështirë, të mundimshme, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, të mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim, të vjedhjes dhe plaçkitjes tuaj në votë, dhe votës në vjedhje dhe plaçkitje, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme, e cila, duhet të themi haptas, nuk ka ekzistuar që nga viti 90 gjer në ditën e sotme. Sot, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, tani mandatet e marra me këto, në këtë farsë, përdoren si mburojë e krimit, përdoren si mburojë e plaçkitjeve, përdoren si mekanizëm, përdoren si faktor për të kryer një grusht shteti më të keq, jua them unë këtu, shumë më të keq se ai që bëri Ramiz Alia në shkurt të vitit ’91. Po, më të keq. Më të rrezikshëm.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë përdori të gjithë fuqinë ekzekutive, fuqinë e pushtetit të tij, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale.

“Ne kemi fituar në 2021-shin. Jua them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet. Shpërndau në zonën e Durrësit, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Tiranës, Kavajës, 130 milionë euro. Me thesar, me fatura thesari. Jua shpërndau të dëmtuarve nga tërmeti, por i shpërndan krejtësisht me hartë elektorale në mënyrë që të blinte votat. Dhe dikush merrte 5.000, dikush merrte 10.000, dikush merrte 20.000 dhe me radhë, dhe i mori, ai mori votat. Ai mori votat.” – shtoi Berisha.

Ai akuzoi më tej ish-kreun Basha se nuk e mbrojti votën e qytetarëve ndërsa theksoi se deyra e PD-së tani është mbrojtja e vullnetit të qytetarëve.

“Jua them këtu, ishte në tradhti e vërtetë të atij që kishim kryetar, që nuk e mbrojti. Nuk e mbrojti votën. Miq, pa asnjë justifikim. Por kam shkrojtur me datën 27 prill një artikull ku them, vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe i them atij, zotërinj, tani detyra jonë është të mbrojmë votën. Të mbledhim çdo provë, çdo fakt, çdo dokument dhe t’i faktojmë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet ishin farsë. Sepse ishin farsë. Sepse kurrë, kurrë nuk do të pranoja të njollosja një proces zgjedhor të drejtë. Por nuk mund të pranoj kurrë një proces zgjedhor që është farsë.” – theksoi ai.