
Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar sot në Rrjoll të Velipojës kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonë.
Protesta e banorëve u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të shpërndarë turmën. Gjatë përplasjes, një prej protestuesve është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa banorët kërkuan ndihmë për të.
Ngjarja ndodhi teksa situata në zonë ishte e tensionuar dhe një pjesë e protestuesve vijuan përplasjen me policinë. Deri në këtë moment, autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të protestuesit apo për persona të tjerë të lënduar.
Banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit, duke e konsideruar projektin si cenim të zonës dhe interesave të komunitetit lokal.