Vendosni fjalën kyçe....

“Më 10 shkurt, qytetarët do i japin leksionin e duhur regjimit” – Berisha


Kryedemokrati Berisha u shpreh i bindur se në protestën e 10 shkurtit qytetarët do i japin përgjigjen e merituar regjimit të kryeministrit Rama.

Gjatë një takimi me demokratët e Njësive 1 dhe 3, ai tha këtë periudhë PD-ja do merret me shumë veprimtari njëherësh duke përfshirë anëtarësime të reja të të rinjve dhe njerëzve me vlera.

“Jemi në kilometrin e fundit. Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi,

E thashë këtë, sepse kjo kohë është kohë e vështirë. Kjo kërkon që ne…unë e di fare normale të thoni se do merremi vetëm me këtë. Jo, do merremi me shumë gjëra në këtë kohë. Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë. Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera. Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt. Në çdo vatër, tek çdo shqiptar. Revoltë dhe vetëm revoltë. Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them. Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë. Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama.” – tha Berisha.