Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie


Lirohet nga qelia me masë arresti në shtëpi Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. GJKKO ka ndryshuar masën e mëparshme të sigurimit, “arrest në burg”.

Me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, i marrë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, u pranua kërkesa e Rrajës për zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur më 15.05.2024 dhe 12.07.2024. Masa e re e caktuar ndaj tij është “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit Penal.

 

Sipas vendimit:

-Rraja nuk mund të largohet nga banesa e tij dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

-Zbatimi dhe mbikëqyrja e masës do të bëhet nga komisariati i policisë që mbulon vendbanimin e tij.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore janë ngarkuar për ekzekutimin e vendimit.

 

Vendimi i GJKKO:

  1. Kërkuesi Xhelal Rraja me datë 17.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
    objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit të vendimit Nr. 49, datë 15.05.2024 të
    Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
    Tiranë, miratuar me vendimin Nr. 78, datë 12.07.2024 të kësaj Gjykate dhe caktimin e
    masës së sigurimit atë të “Detyrimit për t’u paraqitur pranë Oficerit të Policisë
    Gjyqësore”, për këtë shtetas”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora
    Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, vendosi:
    1. Pranimin e kërkesës.
    2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të
    pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin
    Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal
    “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
    3. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos largohet nga banesa e tij, e cila
    ndodhet në ****, Njësia Administrative ****, ****.
    4. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos komunikojë me persona të tjerë, me
    përjashtim të personave që bashkëjetojnë me të.
    5. Zbatimi dhe mbikqyrja e vazhdueshme e kësaj mase sigurimi të bëhet nga

    Komisariati i Policisë që mbulon vendbanimin e tij.
    6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Xhelal Rraja, nga ambjentet e
    paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër
    tjetër penale.
    7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat
    nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
    Tiranë, më datë 04.02.2026