Vendosni fjalën kyçe....

“Bëjnë sikur janë me ne, po punojnë për Ramën” – Berisha e Salianji thumbohen në distancë


Kreu i PD-së Berisha e ish-deputeti Salianji janë përplasur në distancë.

Berisha tha në takimin me demokratët se ka disa që bëjnë skur janë me demokratët po në fakt janë kundër tyre dhe i shërbejnë narkoqeverisë së Edi Ramës.

“Ne nuk kemi kartë tjetër përveç asaj të idealeve dhe moralit tonë. Në qoftë se ne pranojmë të na e heqin një nga një atributet e kartës tonë, ne kushedi se ku do përfundojmë, çfarë do jemi. Jo mor jo, nuk e lëshojmë ne atë. Në qoftë se do, do të luftojmë. Ke biznes, e gëzofsh, por kurrë këtë parti nuk mund ta mbash peng me biznesin tënd. Rri, nuk do, rri anash. Por jo të na bësh sikur je me ne dhe të bësh punën e tjetrit. Ndaj dhe ky është proces miq. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne. Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral. Koha është e idealistëve. Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne.” – tha Berisha.

E menjëhershme ka qenë përgjigjia e Salianjit i cili shkëputi një pjesë të videos së takimit me demokratët në Fier. Ai thekson se anëtarësia duhet të përcaktojë drejtuesit ndërsa shtoi se PD-ja duhet tyë jetë fituese dhe jo të jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet.

“Anëtarët përcaktojnë lidershipin, vota e përcakton lidershipin. Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin. Ne duam një PD që të jetë fituese, që të jetë e besueshme për qytetarët, që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet”, tha Salianji në deklaratën e tij në takimin me qytetarët në Fier.