
Nga 33 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit për skandalin e 2 800 tonëve të mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum, janë ekzekutuar vetëm 20 masa sigurie.
Operacioni i Policisë së Shtetit për zbatimin e këtyre masave, ku përfshihen 26 masa “arrest me burg” dhe 6 masa “arrest shtëpie”, është zhvilluar në tre qytete: Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Operacioni me urdhër të Prokurorisë së Durrësit erdhi 1 vit pas sekuestrimit të mbetjeve të rrezikshme, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.
Prokuroria e ka regjistruar procedimin penal për disa akuza, nga “Kondrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” të pastrimi i “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale” që rëndojnë kryesisht ndaj administratorëve të kompanive të përfshira në këtë rrjet, deri te “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” apo “shpërdorimi i detyrës” për zyrtarët e Doganës dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.