Vendosni fjalën kyçe....

Evakuohet spitali në Francë, mjekët gjejnë një predhë të Luftës së Parë Botërore në trupin e pacientit


<> on August 26, 2014 in Verdun, France.

Njësia e urgjencës Rangueil në qytetin e Tuluzës u detyrua të evakuohej pasi mjekët zbuluan në rektumin e një pacienti një predhë artilerie aktive që daton nga Lufta e Parë Botërore. Sipas raportimeve të Daily Mail, bëhet fjalë për një predhë rreth tetë inç e gjatë, afërsisht 20 centimetra, e cila paraqiste rrezik real shpërthimi.

Mediat britanike citojnë një “burim hetimor” sipas të cilit pacienti, një shtetas francez 24 vjeç, ishte paraqitur në urgjencë në gjendje shqetësimi ekstrem, pasi kishte futur një objekt të madh në rektumin e tij. Zbulimi i pazakontë detyroi autoritetet spitalore të ndërmerrnin masa të menjëhershme sigurie.

Për shkak se predha nuk ishte inerte, por aktive, u thirrën ekspertë të specializuar të çminimit, ndërsa në operacion u përfshinë edhe zjarrfikësit. Ndërkohë, sipas New York Post, rreth kompleksit spitalor u vendos një perimetër sigurie për të mbrojtur stafin mjekësor, pacientët dhe qytetarët, deri në neutralizimin e rrezikut.

Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh dhe ndërprerje të përkohshme të shërbimeve në njësinë e urgjencës, ndërsa autoritetet u përpoqën të menaxhonin situatën pa pasoja më të rënda, shkruan Breitbart.

24-vjeçari, i cili mbeti nën kujdes mjekësor, pritet gjithashtu të përballet me autoritetet ligjore, pasi posedimi i municioneve të tilla përbën vepër penale sipas ligjit francez.

Daily Mail thekson se fillimisht nuk u dha asnjë shpjegim zyrtar se si predha përfundoi në trupin e të riut, megjithatë mediat lokale kanë spekuluar se incidenti mund të ketë lidhje me jetën e tij sociale.