Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku janë përfshirë një automjet dhe një mjet i tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.