Vendosni fjalën kyçe....

Nancy VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS dhe PD: Të forcojmë bashkëpunimin SHBA–Shqipëri


E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, në kuadër të nisjes së Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, deputetët do të udhëtojnë në Washington DC, Phoenix (Arizona) dhe Pensacola (Florida), ku do të marrin pjesë në aktivitete që synojnë forcimin e bashkëpunimit SHBA–Shqipëri.

“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.