Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet laborator kanabisi në ambiente të mbyllura, 1 i arrestuar dhe 5 punonjës të OSHEE-së nën hetim



Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Neonët 8”, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Boriç i Madh, policia zbuloi 3 ambiente të përshtatura për kultivim dhe tharje kanabisi(1 banesë dhe 2 stalla), të furnizuara me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në këto ambiente u sekuestruan:

  • 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis

  • 6 kg e 250 gramë material bimor kanabis

  • 195 llamba ndriçimi,

  • 21 aspiratorë dhe

  • 20 filtra ajri, të përdorur për kultivimin e bimëve.

Në kuadër të hetimeve, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së dhe u procedua penalisht edhe një punonjës tjetër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në furnizimin e paligjshëm me energji elektrike të ambienteve.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.