
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka lajhmëruar protestën e partisë që drejton më 31 janar para kryeministrisë në orën 18:00.
Në një takim me qytetarë e aktivistë në Berat, ai akuzoi qeverinë Rama si më hajduten në Evropë ndërsa u shpreh i bindur se protesta do jetë masive.
Lapaj theksoi se nuk ka ndërmend të dorëzohet ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të rezistojnë e përballen me qeverinë.
“E vërteta e madhe është që ai drejton qeverinë më hajdute të Europës. Kjo është protesta e radhës që ne mendojmë se do jetë masive. Është një model proteste që ka në themel të saj qëndresën qytetare përballë atyre që na vjedhin. Ka dy rrugë. Një rrugë është dorëzimi dhe nënshtrimi dhe rruga e dytë është përballja. Kjo është rruga më e vështirë, por është rruga e drejtë. Rruga e vetme që na çon në ndryshimin që ne aspirojmë. Nëse ne vazhdojmë të heshtim, ata do ta përdorin frikën si karburant pushtetit. Është një rreth vicioz. Ne kemi zgjedhur të luftojmë. Ne besojmë që ky vend mund të bëhet nga një brez i ri që është i pandotur nga veset e këtyre që kanë vjedhur Shqipërinë,” tha Lapaj.