Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 45-vjeçari për vjedhje automjeti në Vlorë, makina gjendet dhe sekuestrohet



Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet gjatë orëve të natës. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi S. K., banues në Vlorë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar.

Ngjarja u denoncua nga një shtetase, e cila kallëzoi në polici se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti. Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të shpejtë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i 45-vjeçarit, si dhe gjetja e automjetit të vjedhur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.