
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Kanadanë me masa të ashpra ekonomike nëse ajo arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.
Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump deklaroi se do të vendosë një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
“Nëse Guvernatori Carney mendon se do ta bëjë Kanadanë një “port shkarkimi” për Kinën që të dërgojë mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara, ai gabon rëndë. Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta përpijë plotësisht, përfshirë shkatërrimin e bizneseve të saj, strukturës shoqërore dhe mënyrës së jetesës në përgjithësi. Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të goditet menjëherë me një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA.
Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”