Vendosni fjalën kyçe....

Policia tenton të shoqërojë disa persona në selinë e PD, ndërhyjnë deputetët


Rreth 11 protestues janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të opozitës e cila zgjati përreth 3 orë.

Policia ka tentuar të shoqërojë disa persona pranë selisë së Partisë Demokratike, por kanë ndërhyrë deputetët e PD, raporton Balkanweb.

Përpjekjet e forcave të rendit shkaktuan tension dhe ndërhyrje nga deputetë demokratë, të cilët bllokuan veprimet e policisë dhe kërkuan lirimin e qytetarëve.

Në video shihen deputetët, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi, të cilët largojnë efektivët e policisë.