Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 53-vjeçari që dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten në Tepelenë


Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Një 53-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanoste me vdekje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë si provë materiale.

Njoftim:

Tepelenë

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.