
Sekretari Organizativ në PD Klevis Balliu ka vijuar takimet me qytetarët në zonën e Astirit.
Ai ka dëgjuar shqetësimet e tyre ndërsa u ka kërkuar që të bashkohen me protestën e nesërme para kryeministrisë në orën 17:00.
Deputeti demokrat thekson se narkoqeveria e Ramës ka cenuar sigurinë kombëtare të vendit dhe të NATO-s ndërsa tha se vetëm revolta mund ta shpëtojë vendin.
“Revolta është shpresa e vetme për liri dhe për rikthimin e shtetit te qytetarët,” tha Balliu.