Vendosni fjalën kyçe....

“Me Foltore s’e rrëzojmë dot Ramën” – Kreu I FRPD-së Durrës ia thotë në sy Berishës


Kreu i FRPD-së Durrës, Shyqyri Myrtollari, kritikoi drejtuesit e partisë teksa tha se qeveria Rama nuk mund të rrëzohet me foltore.

Ai iu drejtues Berishës, në takimin e këtij të fundit me të rinjtë e partisë në qytetin bregdetar duke theksuar se deputetët duhet të shkojnë në bazë e të takohen me qytetarët.

në fjalën e tij në Foltoren që po mbahet në selinë blu, shprehet se Foltoret nuk janë zgjidhja që çon në mundjen e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës në pushtet.

Sipas tij një tjetër problematikë është edhe zbardhja e mbledhjeve të PD në media përpara se vendimet e diskutimit t’i bëhen të ditura strukturave të partisë, ndërsa edhe ai njëlloj si Glauk Olldashi ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura në mënyrë që të flitet më hapur në lidhje me problematikat e PD.

“Foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme përballë propagandës. Unë i qëndroj asaj që tha Glauku, që problemet tona të mëdha nuk duhet të diskutohen me kamera dhe live. Do të jemi shumë diskretë, kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD që në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, dalin me mesazhe në mediat kombëtare të vendit, nuk është e shëndetshme për një forcë politikë. Kjo nuk është normale. Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që kanë përgjegjësi në supe, na përfaqësojnë ne. Mendoj që këto foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme, duhet që çdo deputet i PD të dalë në zonë, të takojë qytetarët. Nuk mundemi ne këtë propagandë ta luftojmë, duhet të bëjmë të gjithë pak më tepër.” – theksoi ai.