Vendosni fjalën kyçe....

Kurti në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen


Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ftuar në Davos për të marrë pjesë në një diskutim mbi besimin dhe udhëheqjen, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.

Ai ka folur për rëndësinë e besimit dhe udhëheqjes, duke ndarë përvojat e tij personale dhe reflektuar mbi shërbimin publik.

“Nder dhe kënaqësi të ftohesha në Shtëpinë e ShBA-së në Davos për një diskutim frymëzues mbi besimin dhe udhëheqjen, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.

Fola për besimin si shtyllë kryesore të shërbimit, sakrificës dhe unitetit shoqëror, duke u nisur nga përvoja ime si i burgosur politik në Serbi gjatë luftës, deri te roli im aktual si Kryeministër i Republikës së Kosovës.” ka shkruar Kurti në platformën X.