
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një Foltore me të rinjtë e FRPD në selinë blu, ku ka komentuar ashpër vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Takimi me të rinjtë është natyrisht më i rëndësishëm dhe cilësor, sepse takohemi bashkë në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin. Mos harroni kurrë ditën e djeshme, e pashembullt në historinë e një shteti. Kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari përballeshin me një prokuror që donte të zbatonte ligjin. Ditë më të turpshme nuk ka. Aty ku ka Belinda, është edhe Rama. Çdo gjë duhet të përfundojë në këmbët e këpucët e saj,” tha Berisha, duke kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit dhe presidentit në lidhje me çështjen e Ballukut.
Ai e ka konsideruar si një moment historik të turpshëm për institucionet shqiptare, duke vënë theksin tek nevoja për drejtësi dhe respekt për ligjin.