
Sot në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca lidhur me masën e sigurisë ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra publike nga Gjykata e Posaçme.
Njëkohësisht, Partia “Mundësia” zhvillon një protestë përballë Gjykatës. Kreu i partisë, Agron Shehaj, dorëzoi 20 mijë firma qytetarësh në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe përfundimit të pandëshkueshmërisë.
Shehaj theksoi se qëllimi i dorëzimit të firmave është simbolik dhe synon të tregojë se qytetarët mbështesin drejtësinë dhe kundërshtojnë korrupsionin. Ai shtoi se partia ka si objektiv mbledhjen e 100 mijë firmave për të dërguar mesazhin e qartë se “populli shqiptar është pro-drejtësisë dhe kundër pandëshkueshmërisë”.