
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka mbështetur gjithmonë Shtetet e Bashkuara në çështjet që lidhen me sigurinë.
Pas shtyrjes së seancës plenare për diskutimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se “nuk ka emër më të nxirë sot në Europë se Rama”.
“Nuk ka emër më të nxirë në Europë sot se Rama, është baraz me Lukashenkon. Në komision do të ketë debate, por një dua t’ju them, PD ka një parim nga i cili nuk ka lëvizur kurrë. Në çështje të sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar.
Në 8 vite në pushtet përfaqësuesit tanë kanë pasur porosi. Ky ka votuar me Jemenin kundër SHBA. Si shqiptar kemi një arsye të dytë, janë faktori përcaktues në lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Në çështje sigurie gjithmonë do të zgjidhja SHBA sa kohë do t’i qëndronin angazhimit për sigurinë e Shqipërisë”, tha ai.