
Kreu i Partisë së Lirisë hodhi poshtë lajmin se seanca paraprake ndaj tij është shtyrë për javën që vjen.
Në një shënim në Facebook, ai thekson se kjo është e pavërtetë ndërsa shton METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) nuk është Meta.
Ai thekson se seanca ka qenë e suksesshme ndërsa nënvizon se nuk bën lojëra për shtyrje seancash dhe as nuk i shmanget drejtësisë.
“𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐩𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐢. 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞𝐬 𝐌𝐄𝐓𝐄–𝐬 (𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈, 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬) 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐬.
I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër.
JO!
Më në fund seanca paraprake u zhvillua edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij. Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim.
Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.
U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës.
Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro.
Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta.
Kishte dhe plot arritje të tjera, por këto mund t’i sqarojnë avokatët.
Kështu që SEANCA NUK U SHTY, SEANCA FILLOI.
Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta.
Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë.
Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojra për shtyrje seancash.
Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË E VËRTETA.
Sidoqoftë dua t’i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t’i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies.”