Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria miraton anëtarësimin në Bordin e Paqes së Trump, nesër vjen në Kuvend për miratim


Qeveria ka miratuar anëtarësimin në Bordin e Paqes së presidentit Trump.

Marrëveshja do kalojë për miratim në Kuvend në seancën e nesërme. Vendimi vjen pak ditë pasi kryeministri Rama tha se ishte ftuar si përfaqësues i Shqipërisë në këtë bord.

Dhjetëra vende në Evropë e botë kanë marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij bordi që do drejtohet nga presidenti amerikan Trump dhe do ketë një bord drejtues mjaft të ngushtë.

Vendet anëtare është parashikuar të paguajnë shumën 1 miliard dollarë për të qenë pjesë e përhershme e bordit.

Fillimisht bordi do ketë mandat trevjeçar ndërsa vendet që do paguajnë 1 miliard dollarë do kenë një vend si anëtarë të përhershëm. Shumë vende e kanë pranuar tashmë ftesën me të tjera që ngurrojnë ende.