
Shefi i shërbimit të Reaminacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Krenar Lilaj, sqaroi në një komunikatë për mediat ditën e sotme se ndërprerja e energjisë elektrike zgjati vetëm disa minuta dhe nuk ka cenuar trajtimin e pacientëve.
Ai tha se pajisjet funksionuan me sisteme back up, ndërsa 10 pacientë u zhvendosën përkohësisht në një godinë tjetër si masë sigurie, pa asnjë komplikacion.
Pas rikthimit të energjisë, pacientët u kthyen në terapi intensive në mënyrë të kontrolluar.
“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore.
Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të plotë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparatë.
Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjekimin nëpërmjet aparateve që janë me back up.
Ndërprerja e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit.
Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar.
Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi.
Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye të mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanminacioni e kardiologjisë, 20:18 ikën dritat, 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, rreth 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve.
Pas disa minutash u rikthye energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët rikthehen përsëri në njësinë e terapisë intensive.
Rikthimi vijon në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve.
Ato që kanë qenë ne reminacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve.
Si të them që është normale ndërprerja e energjisë elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në cfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën.”