
Kryedemokrati Berisha u tha demokratëve të Njësisë 4 se opozita dhe Tirana është para protestës më të madhe ndonjëherë dhe para provës sëq përmbushjes së misionit të saj.
Ai theksoi se vendi ndodhet në periudhën më të errët, me varfëri të skajshme, shpopullim, shkelje të lirive dhe vjedhje e manipulim të zgjedhjeve.
“Sot një moment i veçantë për PD, opozitën dhe për vendin. Vij sot në një moment kur PD dhe opozita ndodhet para provës më të madhe, ndodhet para provës së përmbushjes së misionit të saj, shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim diktatorial. I llojit autoritat që e pranon pluralizmin por e shtyp atë. Më e keqja e të gjitha të këqijave është diktatura e bandave sepse nuk ka asnjë rregull. Asnjë ligj dhe nuk ka asnjë normë. Nga 2018 deri sot, kemi më shumë vdekje se sa lindje. 49 % e jona sot është buzë varfërie ose në varfëri. Ballukun e mbron Edi Rama me të gjithë forcën e tij pavarësisht se ajo në historinë e këtij vendi nuk gjendet një e dytë. Përveç Ramës i parë që të ketë vjedhur popullin e vet sa ka vjedhur ajo. Tani urdhërarrestet, urdhërpezullimet hidhen në kosh. Unë ju them, a do ta shkarkojë apo jo është njëra anë, por imunitetin nuk ia heq dot, sepse në momentin që të ulet në bankën e të akuzuarës, ajo thotë kam zbatuar çdo urdhër nga ky dhe nuk gënjen. Në Ankara nuk e ka marrë Belinda Ramën me vetë, e ka marrë Rama me vete për të ndarë 50 mln euro, paratë e Tunelit të Llogarasë dhe këtu mbetën pa drita spitale e rrugët copë copë. Nga 67 miliard euro që ka administruar kjo qeveri hajdute 90 % i kanë vjedhur a shpërdoruar”, tha Berisha.