Vendosni fjalën kyçe....

I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën, gjykata vendos 23 vite burg për ish-policin


Gjykata ka vendosur të dënojë me 23 vite burg ish-efektivin, Tomor Çela.

Dënimi vjen pasi ish-polici Çela ishte i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Kujtojmë se Çela ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997.

Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.

Më 27 nëntor të atij viti, rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave Elton Danin e Ledian Hoxhën, duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.