Vendosni fjalën kyçe....

Qori: S’i ndalim protestat deri në dorëheqjen e Ramës, Kuvendi t’i hapë rrugën drejtësisë për Ballukun


Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha sot se protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Ai tha se Kuvendi duhet t’i heqë imunitetin zv.kryeminstres Belinda Balluku për t’i hapur rrugën drejtësisë të veprojë.

“Mesazhi është ai i kahershmi, lufta ndaj korrupsionit. Ne i kërkojmë Kuvendit që në mënyrë urgjente të heqë imunitetin e Belinda Ballukut dhe t’i japë mundësi SPAK ta çojë deri në fund hetimit ndaj zonjës Balluku. Akuza ndaj Belinda Ballukut është ajo pikë që e ka derdhur kupën. Ne kërkojmë shkarkimin e Ramës si përgjegjësi politike dhe sigurisht edhe për t’i hapur rrugën institucioneve të drejtësisë për të hetuar dhe të papenguar kryeministrin e vendit. Edi Rama, duke mbrojtur Belinda Ballukun, po mbron lëkurën e vet. Rama duhet të detyrohet të tërhiqet. Çdo ditë e më shumë të kërkojmë dorëheqjen e Ramës, shkarkimin e Ramës”, theksoi Qori.