Vendosni fjalën kyçe....

“Protesta e 24 janarit më e madhja që ka parë Tirana” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje strukturave që ta bëjnë natën ditë për të ftuar qytetarët në protestën e 24 janarit.

Në foltoren para kryeministrisë, kryedemokrati theksoi se protesta është tejet e rëndësishme për vendin ndërsa u shprej I bindur se ajo do jetë protesta më e madhe opozitare qe parë ndonjëherë Tirana.

“Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo protestë ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që u bëhej shqiptarëve, karshi tyre qëndronte lubi Balluku, hajdutja më e madhe që kanë patur shqiptarëve ndonjëherë, e dërguar për të provokuar shqiptarët dhe për t’u thënë se ne u kemi vjedhur dhe do u vjedhim. Secili nga ne këtë javë të bëjë gjithcka, të mos i mungojë Shqipërisë dhe lirisë më 24 janar, të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në cdo votër dhe në cdo derë, në cdo zemër në Tiranë e kudo, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në triumfin e opozitës”, tha Berisha.

“Këtë javë, në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtëm të Kkongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë ato për të cilat ju protestuat, dhe për të cilat do të protestoni me 24 janar. Në këtë dokument nxin për faqen e zezë të tij Edi Rama dhe Lubi Balluku, që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta është rruga e mbrojtjes së tyre. Por dokumenti, historik do ta quaja unë dhe është i tillë, e quan eksplozive, shpërthyese, AKSHI-n e Edi Ramës dhe të Lindave të tij.” – shtoi Berisha.