
Pas përfundimit të seancës së shkurtër në Kuvend, kreu i PD-së Berisha iu bashkua qytetarëve në foltoren e së hënës para kryeministrisë.
Ai tha se opozita do bëjë protesta të njëpasnjëshme ndërsa vuri theksin te hetimi i SPAK-ut për dosjen AKSHI.
Berisha nënvizoi se skandali në fjalë kërcënon jo vetëm Shqipërinë po edhe SHBA-në e NATO-n.
“Edi Rama dhe Lubi Balluku po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta. Dokumenti historik e quan shpërthyese AKSHI-n e Edi Ramës dhe Lindave të tij. Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo që flitet për AKSHI-n është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA e NATO-n. Dokumenti denoncon arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonin dhe Brukselit kundër kësaj situate. Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat”, tha Berisha.