Vendosni fjalën kyçe....

Partia Republikane feston 35-vjetorin e themelimit, Mediu: Opozita duhet të bashkohet kundër regjimit të Ramës


Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit në një pritje me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë, ku morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar, Sali Berisha, si dhe përfaqësues të partive opozitare.

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu, dhe Drejtuesit e Partisë Republikane theksuan se Republikanet u krijuan mbi vlerat e djathta: familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës dhe patriotizmin, Besimin ne Zot, duke nënvizuar se politika nuk është privilegj, por mision dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Në festën e themelimit u theksua se opozita duhet të bashkohet kundër korrupsionit, krimit dhe regjimit të Edi Ramës, duke kërkuar rikthimin e demokracisë së vërtetë dhe vlerave euroatlantike në jetën politike shqiptare.

Pas fjalës së Agron Dukës, Sali Berisha vlerësoi figurën e themeluesit të Partisë Republikane, Sabri Godo, dhe theksoi se aleanca me Partinë Republikane ka qenë ndër më të qëndrueshmet në të djathtën shqiptare, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet me një regjim të krimit dhe drogës, duke theksuar se opozita dhe qytetarët duhet të reagojnë përmes protestës dhe se një qeveri teknike është domosdoshmëri për garantimin e zgjedhjeve të lira.

“Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit me një pritje ku morën pjesë drejtues, anëtarë e simpatizantë, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe përfaqësues të opozitës.

Republikanët u ndërtuan mbi vlerat e djathta – familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës, patriotizmin dhe besimin në Zot – duke nënvizuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj. Ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.

Sali Berisha vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe rolin e aleancës me PR-në në integrimin euroatlantik, duke theksuar nevojën për reagim qytetar dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.” – shkruan Mediu.