Vendosni fjalën kyçe....

SHBA paralajmëron Iranin: Të gjitha opsionet janë në tryezë, mos luani me Trump



Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj deklaratave të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili fajësoi presidentin amerikan Donald Trump për viktimat gjatë protestave në Iran, duke i cilësuar ato si një “rebelim amerikan”, përcjell YNet.

Në një postim në gjuhën perse në platformën X, Departamenti i Shtetit thekson se Uashingtoni është në dijeni të raportimeve sipas të cilave regjimi iranian po përgatit skenarë për sulme ndaj bazave amerikane.

“Ne kemi dëgjuar raportime se Republika Islamike po përgatit opsione për të sulmuar bazat amerikane. Siç e ka theksuar vazhdimisht Presidenti Trump, të gjitha opsionet mbeten në tryezë. Nëse regjimi sulmon asetet amerikane, do të përballet me një forcë shumë të fuqishme. Mos luani lojëra me Presidentin Trump”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa protestat dhe represioni në Iran kanë tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare.