Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali viziton qendrën mjekësore në Kiev për luftëtarët e plagosur



Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi Qendrën Mjekësore të Ministrisë së Brendshme në Kiev, ku trajtohen luftëtarët ukrainas që ndodhen në proces rehabilitimi pas plagëve të marra gjatë konfliktit.

Në një postim në rrjete sociale, Spiropali shkroi se “janë me mijëra ata që kanë bërë e bëjnë sakrificën sublime, e familjet e tyre jetojnë me trauma të rënda të një lufte të padrejtë”.

“Shërbimi i tyre deri në sakrificë ndaj atdheut është një shërbim i lartë për mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë njerëzore në kontinentin tonë”, shtoi ajo.

Vizita e ministres vjen ndërsa shumë luftëtarë ukrainas vazhdojnë trajtimet për plagët e marra në konfliktin që po zhvillohet në vend, ndërsa vlerësimi i ndikimit të luftës mbi civilët dhe personelin ushtarak mbetet i lartë.