Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i vizave me SHBA/ Berisha: Përgjigjen e dha ambasada shumë qartë


Në konferencën e zhvilluar për mediat këtë të premte, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me pezullimin e vizave nga SHBA.

Berisha tha se përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë qartësisht ambasada e SHBA dhe se nuk mund të heqë asgjë nga shpjegimi i dhënë një ditë më parë nga ambasada.

“Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA. Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës”, tha Berisha.

Përgjatë konferencës, Berisha tha se parlamenti “de facto” është aneksuar nga organizata kriminale e kryeministrit Rama.

Gjithashtu shtoi se nëse PD do shkojë në parlament do të shkojë me qëllimin e vetëm për të demaskuar PS dhe kryeministrin Rama.

“De facto, parlamenti është i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës. Parlamenti është totalisht i aneksuar. Se çfarë do bëjmë, do e vendosim, por fakti është ky që them unë. Në qoftë se shkojmë, shkojmë për ta demaskuar. A mund të shkohet kur në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren mbrohet Lubi Balluku? A e kupton ti Osman që të gjithë ata që hyjnë në atë parlament nga partia e krimit, mund të thonë njëzëri se jemi Lubi. Dhe janë shumica e tyre, jo të gjithë”, tha ai.