Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj


Është arrestuar ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci mesditën e 13 janarit nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për të kryer disa vizita mjekësore. Cërloj akuzohet për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ndërkohë, masë sigurie “arrest në shtëpi” është dhënë edhe për mjeken e burgut, 65-vjeçaren Ylvete Sema.

Më herët policia vuri në pranga 8 persona: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit; Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë; dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baci dhe Aranit Çela.