Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Krimi i organizuar po qeveris vendin, Rama aleancë të hapur me bandat që në vitin 2013


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka lënë drejtimin e vendit në duart e krimit të organizuar ndërsa vetë është kreu i këtij grupi.

I ftuar në “Çim Peka Live” ai tha se Rama ka qenë në aleancë me krimin e organizuar që nga dita e parë kur ka ardhur në pushtet ndërsa tani i gjithë shteti drejtohet nga krimi.

Bardhi tha gjithashtu se krimi i organizuar ka emëruar zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit.

“Rama mbushi parlamentin me vrasës, që në vtin 2013. E mbushi me kriminelë, aleancë zyrtare me ta. Tani kemi kaluar zyrtarisht në qeverisjen e vendit nga krimi i organizuar. Tani jemi në nivel tjetër, krimi emëron titullarë policie, heq e vë ministra të kabinetit të Ramëes, sot kemi kaluar në nivelin e qeverisjes së vendit nga krimi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda është emëruar drejtor i Policisë së Shtetit. Drejtorin e Përgjithshëm e mori Elbasani, drejtorin e Krimit të Organizuar e mori grupi i Durrësit. Sot Policia e Shtetit drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues nga individë që janë çuar nga grupe kriminal. Është fakt i njohur Shërbimi Informativ I Shtetit ka qenë nën dispozicion të Ergys Agasit.” – tha Bardhi.