Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Synojmë sovranitet energjetik deri në vitin 2028


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një paneli në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, se Shqipëria është aktualisht 100% e mbështetur në energji të rinovueshme, por mungesa e reshjeve të shiut e detyron herë pas here të importojë energji.

“Kemi burimet hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Jemi tek niveli më i lartë i renditjes. Burime ujore do të thotë që ne varemi nga humori i Allahut.

Kështu na duhet ti drejtohemi importit dhe kjo bëhet e vështirë. Në këtë dekadë të fundit kemi bërë të mundur që të investojmë në energjinë diellore dhe atë të erë.

Pra të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi sovranë. Plani po ecën mirë dhe besoj se në fund të 2028 do jemi sovranë dhe nuk do blejmë energji nga jashtë.

Po ashtu kemi një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë, udhëheqësit tuaj të madh që ka vizionin që shkon përtej kufijve. Ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jenë e qindra miliona njerëzve jashtë vendit tuaj”, ka thënë Rama.