Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA paralajmërim për aplikantët e vizave: Kërkesa refuzohet nëse nuk respektohen rregullat


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë në plan të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Përmes një postimi, ambasada thekson se respektimi i rregullave të imigracionit është vendimtar për procesin e marrjes së vizës.

Në njoftim, ambasada sqaron se oficerët konsullorë kanë të drejtën të refuzojnë një aplikim për vizë nëse dyshojnë se personi që kërkon të udhëtojë nuk do të zbatojë detyrimet dhe rregullat që lidhen me qëndrimin në SHBA.

Duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së kufijve amerikanë, ambasada shkruan:

“Një oficer konsullor mund të refuzojë aplikimin për vizë nëse ai ose ajo nuk beson se aplikanti do të ndjekë rregullat përkatëse.”