
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto zyrtare nga aktiviteti, ku në një moment shihet edhe duke shkëmbyer një përqafim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.