Vendosni fjalën kyçe....

Më 28 janar shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut



Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të zhvillohet më 28 janar 2026, në orën 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Gazetari Ergys Gjençaj, në një lidhje për News24, ka bërë një pasqyrim të situatës, duke përmbledhur çështjen dhe hapat që pritet të ndiqen në vijim.

“Edhe më herët kryeministri Rama ka bërë të ditur se Këshilli i Mandateve do të mblidhet pas shqyrtimit të kërkesës. Më 22 janar Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në themel pezullimin nga detyra të zonjës Balluku dhe pritet të shihet vendimmarrja mes këtyre datave”, raportoi Gjençaj.

Sipas tij, më 28 janar në Kryesinë e Kuvendit do të jenë të pranishëm 10 deputetët anëtarë të këshillit, përfaqësues të SPAK, avokati i zonjës Balluku, si dhe vetë deputetja, nëse ajo do të vendosë të marrë pjesë në mbledhje.