
Aksi rrugor Herebel–Peshkopi, pjesë e lotit të tretë të Rrugës së Arbrit, rrezikon të bllokohet pas një masivi dheu që ka rënë mbi rrugë, duke ngushtuar ndjeshëm hapësirën për kalimin e automjeteve.
Ky segment rrugor, i ndërtuar vitin e kaluar me një kosto mbi 10 milion euro, është financuar nga ARRSH dhe realizuar nga “Gjoka Konstruksion” me nënkontraktor “Selami” sh.p.k. Megjithë përfundimin e projektit, rruga ka shfaqur shpesh problematika për banorët që jetojnë përgjatë saj.